Mbappe komenton largimin e mundshëm të Neymar

Drama që rrethon Neymarin dhe lëvizjen e tij të përfolur në Barcelonë shumë shpejtë mund të marrë fund.

PSG ka vendosur të konsiderojë një ofertë nga Barcelona që përfshin Philippe Coutinhon, Nelson Semedo dhe një pagesë prej 50 milionë eurove.

Dhe të dielën, me Neymar që nuk ishte pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germain në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nimes, tifozët e gjigantit francez bën të ditur që ata janë të gatshëm që braziliani të largohet.

Edhe bashkëlojtari i tij Kylian Mbappe do ndjehej i zhgënjyer nëse ndodh ky transferim.

“Të gjithë janë të përqendruar në lojën tonë dhe filozofinë tonë”, tha ai për Canal +. “Pjesën tjetër, ne ia lëmë bordit dhe Neymar”.

“Ata e dinë shumë mirë se çfarë të bëjnë. Ne me të vërtetë duhet të mendojmë për fushën, jo për transferimet. Por më duhet ta pranoj se nuk do jemi njësoj pa të”, potencoi francezi.

loading…