Mbani telefonat e zgjuar të sigurt nga hakerët nëpërmjet këtyre pesë metodave

Ne i shfrytëzojmë telefonat e zgjuar për çfarëdo, prej shkëmbimeve bankare deri te thirrja e një taksie, shkrepja dhe shpërndarja e fotografive, porositja e ushqimit, apo të qëndruarit në kontakt me shokë dhe familjarë. Si e tillë, është me rrëndësi që informatat që i keni në telefon të mbesin të sigurta, derisa janë në dispozicion vetëm për njerëzit apo aplikacionet me të cilat doni t’i ndani.

Derisa rrjedhja e të dhëna po bëhet gjithnjë e më e përhapur, rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram, zinxhirët e hoteleve dhe byrotë kreditore, të gjitha kanë qenë viktimë e tyre viteve të fundit, andaj të mbajturit sigurt të aktivitetit tuaj në internet, është gjithnjë e më kritike.

Për ta mbajtur telefonin tuaj të zgjuar sa më të sigurt nga hakerët, përdorni këto pesë metoda që rekomandojnë njohësit e sigurisë në internet.

Përdorimi i aplikacioneve të sigurta, që përdorin teknika enkriptimi për të mbrojtur të dhënat tuaja, mund të zvogëlojë shanset e ndërhyrjes në bisedat tuaja.

Enkriptimi është një proces që i bën informatat të pakuptueshme, kur shkëmbehen mes dërguesit dhe pranuesit, duke ua mundësuar vetëm grupeve të caktuara, të mund të kuptojnë mesazhet apo e-mailiat. Si Gmail ashtu edhe Outlook mundëson enkriptime, vetëm nëse edhe sistemi i përdoruesit e ka këtë mbështetje.

Ata që merren me materiale ekstra të ndjeshme, duhet të përdorin ProtonMail, që nuk i monitoron të dhënat, që ruhen me siguri të lartë në Zvicër. Kur bëhet fjalë për mesazhet, aplikacioni më i mirë është Signal, të cilin përdoruesit që e duan sigurinë, mund ta shkarkojnë si në iOS ashtu edhe në Android.

Ka shumë arsye, pse duhet bërë kujdes lidhur me përditësimet, që janë shumë të nevojshme.

Në këtë formë, jo vetëm se iu vijnë sistemet më të larta të sigurisë, por edhe siguroheni se jeni duke shfrytëzuar versionet më të reja të sistemeve operative. Për shkak se përditësimi i sistemeve operative, mund të rregullojë ndonjë të metë, e cila mund të shfrytëzohet nga faktorë të jashtëm.

Nëse doni të shikoni se e keni përditësimin e fundit në iPhone, duhet të shkoni në Settings dhe të klikoni në Systems, për të shikuar nëse këtë sistem e mbështetë telefoni juaj. Mund të kërkoni që përditësimet të bëhen në mënyrë automatike, duke klikuar në Automatic Updates apo Sofware Update.

Në Android, duhet të shkoni në Setting dhe të klikoni në System, për të shikuar nëse ka mundësi ta kryeni këtë përditësim në telefon. Pastaj kërkoni Advanced dhe selektoni System Update, ndërsa nëse nuk e shihni këtë mundësi atëherë klikoni në About Phone.

Që nga lokacioni se ku ndodheni, mund të mblidhen shumë të dhëna nga pajisja juaj telefonike.

Mënyra më e mirë që t’ju ndaloni kompanive të ndryshme, që të kenë qasje në telefonin tuaj të zgjuar, është t’i shlyeni aplikacionet e tyre, që nuk i përdorni. Shlyeni të gjitha aplikacionet, që i keni për një kohë të gjatë dhe nuk i keni përdorur, si pjesëmarrjen në ndonjë festival apo konferencë.

Nëpërmjet sistemin iOS, duhet të shkoni në Settings dhe iu del lista, se cilat aplikacione jeni duke i mbajtur hapur, derisa në Android duhet të shkoni në Apps & Aplications, apo forma më e avancuar që është opsioni Advanced.

loading…