Mbajeni mend këtë emër! Jonis Makolli, talenti kosovar i futbollit që pritet të shkëlqejë

Nje talent i grumoshave te reja është duke i magjepsur të gjithë me aftësitë e tij në fushën e blertë. Bëhet fjalë per Jonis Makollin, i lindur në vitin 2010, anëtar i Shkollës së Futbollit “Shkëndija” në Hajvali të Prishtinës, me drejtor Naser Gashin.

Jonis Makolli aktualisht ka udhëtuar në Holandë për të marrë pjesë në një turne futbolli të organizuar nga shkolla e futbollit “Shkëndija”.

Me driblimet, shpejtësinë dhe saktësinë e pasimeve të treguara në fushë, Makolli është duke dëshmuar qysh tani shkathtësitë dhe pasionin e tij të jashtëzakonshëm në futboll.

Vlen të përmendet poashtu se shumë fëmijë të grupmoshave të ndryshme në Kosovë, për shkak të kushteve te krijuara, nuk kanë arritur të tregojnë si duhet tërë potencialin dhe energjinë e tyre për futboll, por edhe në sporte të tjera.

Talentet si ky, institucionet përkatëse të Kosovës do të duhej të përkujdeseshin me kohë, ndërsa të theksohet se investimet për zbulimin e këtij talenti në futboll i shkojnë vetëm familjes së tij, për të cilën është barrë e madhe.

Por ajo që ka treguar deri më tash ky djalosh, është padyshim një arsye më shumë se investimet në talente të tilla, jo vetëm që janë të shpaguara, mirëpo në të njëjten kohë kjo ka të ardhme të ndritshme.

Jonis Makolli është shembulli më i mirë se me kushtet që duhet ofruar dhe vetëfinancim është në rrugë të mbarë për të arritur aty ku edhe është synimi i tij: të bëhet futbollist i dalluar duke ndjekur rrugën e futbollistëve më të suksesshëm botëror. /Ballkani.info/