Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot janë takuar delegacionet e të dyja vendeve për të diskutuar për targat.

Lajçak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se sot është zhvilluar takimi i shtatë i grupeve punuese.

“Ekspertët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e 7-të grupeve punuese për targat. Me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon. Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje”, ka shkruar Lajçak.

Experts of Kosovo and Serbia met in Brussels today for the 7th meeting of the WG on Licence Plates. With the deadline approaching, it’s urgent to reach a compromise to improve the freedom of movement in the region. It’s the responsibility of both parties to agree on a solution.

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 7, 2022