Mbahet protesta në mbështetje të mësueses që u therr me thikë në Prishtinë (FOTO)

Pas rastit të plagosjes me thikë të një mësimdhënëse në Shkollën ‘7 Marsi’ në Prishtinë, është mbajtur edhe protesta e organizuar nga kolegët dhe mbështetësit e mësimdhënëses.

Mësuesen e cila ishte në orar të punës kur ndodhi rasti, e therri me thikë prindi i një nxënësi, e cila pastaj ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, përcjell Ballkani.info.

E plagosura kishte marrë tri plagë të vogla por fatmirësisht ka qenë jashtë rrezikut për jetë.
Në anën tjetër, sot është mbajtur edhe protesta e paralajmëruar nga kolegët e mësueses, ku morrën pjesë nxënës, mësimdhënës, përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e SBASHK-ut. /Ballkani.info