KPK

Mbahet procesi zgjedhor për anëtar të Këshillit Prokurorial, kandiduan dy prokurorë

Sot është mbajtur procesi zgjedhor për anëtar të Këshillit Prokurorial nga Prokuroria Speciale.

Kandidatët për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës ishin prokurorët Milot Krasniqi dhe Habibe Salihu.

Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë pesëmbëdhjetë prokurorë, ku nga ky votim, prokurori Milot Krasniqi ka marrë dhjetë vota, ndërkaq prokurorja Habibe Salihu tre vota, si ndërsa dy (2) vota të tjera shpallen të pavlefshme.

“Komisioni Zgjedhor do të njoftojë Këshillin Prokurorial se nga ky proces i votimit, prokurori që ka marrë më së shumti vota është Milot Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 15 mars 2024 – Komisioni Zgjedhor nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i kryesuar nga Dardan Vuniqi dhe dy anëtarët, prokurori Agron Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Sami Istrefi, kanë mbajtur sot procesin zgjedhor për anëtar të KPK-së nga radhët e Prokurorisë Speciale.

Në bazë të kompetencave ligjore, nga radhët e PS-së, nga 16 prokurorë sa ka kjo prokurori, të drejtën për t’u kandiduar për anëtar të KPK-së e kanë shfrytëzuar prokurorët Milot Krasniqi dhe Habibe Salihu.

Në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë pesëmbëdhjetë (15) prokurorë. Pas procesit të votimit, Komisioni Zgjedhor konstatoi se nga ky votim, prokurori Milot Krasniqi ka marrë dhjetë (10) vota, ndërkaq prokurorja Habibe Salihu tre (3) vota, si dhe dy (2) vota të tjera shpallen të pavlefshme.

Komisioni Zgjedhor do të njoftojë Këshillin Prokurorial se nga ky proces i votimit, prokurori që ka marrë më së shumti vota është Milot Krasniqi.

Procesi zgjedhor në Prokurorinë Speciale është zhvilluar pas përfundimit të mandatit të anëtares së KPK-së nga radhët e kësaj prokurorie, prokurores Merita Bina-Rugova.