Mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), është mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së anesteziologut dhe u.d. drejtorit të Spitalit të Vushtrrisë, dr. Hajrullah Saraçi.

Miq, kolegë, bashkëpunëtorë dhe familjarë kanë evokuar kujtime nga puna, jeta dhe veprimtaria e tij, duke e vlerësuar lartë figurën e tij prej një humanisti dhe profesionisti të dalluar.

May be an image of one or more people and people standing

Në emër të ShSKUK-së, të pranishmëve ju është drejtuar, dr. Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, i cili pasi shprehu ngushëllime lidhur me vdekjen e tij,  tha se dr. Saraçi do të kujtohet si një profesionist i mirë, njeri human dhe menaxher i mirë. “ Edhe pse e njoha për kohë të shkurtër, ishte mjaftueshëm për të vlerësuar punën e tij si menaxher i mirë për avancim të shërbimeve shëndetësore”, u shpreh ai.

May be an image of ‎1 person, standing and ‎text that says '‎EPUBLIKA E REPU KOSOVES REPUBLIC OF KOSOVO NISTRIA E SHENDETESISE MINISTRY OF HEALT QENDRA KL LINIKE UNIVERSI OSOVA RSTVO ZDRAVSTVA AL CENTE KOSOVES ČKI OSOVA OSOVA ي Klinika ORTOPEDISE Klinika KIR. MAKSILLO nika SYVE nika ORL-së ndra DIAGNO Sarnatorja QEND INSTITUTET ORTOPROTET.. DREJTORIA‎'‎‎

Sipas tij,  shëndetësia kosovare dhe anesteziologjia  humbi një profesionist të  mirë, kolegët një mik të çmuar, kurse  familja më të dashurin e tyre.

Dr. Nehat Baftiu, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv tha se dr. Saraçi ishte anesteziolog shembull dhe student i dalluar.  “ Ishte njeri me vlera të larta njerëzore e profesionale, që do të shërbejë si referencë për anesteziologët dhe anesteziologjinë”.

May be an image of 2 people, people standing and indoor

Në emër të Asociacionit të Anesteziologëve, foli dr. Lulzim Emini, i cili evokoi kujtime nga fillimet e specializimit të dr. Saraçit, duke e përmendur edhe kohën që dr. Saraçi kishte kaluar në spitalet e Gjermanisë dhe eksperiencën që kishte sjellë në Kosovë.

Në emër të familjes, të pranishmit i falënderoi vëllai i të ndjerit, i cili tha dr. Hajrullahu ishte gjithmonë i angazhuar për zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore, fillimisht në QKUK, e sidomos në krijimin dhe zhvillimin e mëtejmë të Spitalit të Vushtrrisë.

Varrimi i dr. Hajrullah  Saraçi, do të bëhet sot, në fshatin e tij të lindjes, në Bivolak të Komunës së Vushtrrisë.

May be an image of 3 people and people standing