Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje në rend dite janë disa pika.

Kryesia do të fillojë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, propozimin e rendit të ditës për seancën plenare të radhës si:

Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”, shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19, shqyrtimi i parë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, shqyrtimi i raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021, propozimi i GP “Multietnik” për zëvendësimin e anëtarit në Komision parlamentar dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.