Me qëllim të prezantimit të punës dhe projekteve të realizuara dhe nxjerrjes në pah të studimeve nga fusha e leksikografisë, sot në ambientet e Institutit të Albanologjisë është organizuar konferencë shkencore me temën “Studime për leksikun dhe leksikografinë dialektore”.
Në këtë konferenca kanë prezantuar punimet e tyre leksikografike. emra të shquar të shkencës së albanologjisë.Shefi i Degës së Gjuhësisë në Institutin Albanologjik Naim Berisha ka theksuar se gjatë këtij viti janë bërë projekte të shumta gjuhësore kushtuar leksikut, për çka tha se të njëjtat do të shpalosen edhe sot në këtë konferencë.
Ai po ashtu ka treguar qëllimin e organizimit të kësaj konference.Sipas tij, gjuha shqipe është duke u përballur me ndryshime të mëdha. Për çka siç tha ai, tipologjia e botimeve leksikore ka ende zbrazëti të madhe.
E, studiuesi nga Shqipëria, Valter Memisha ka interpretuar kumtesën e Jani Thomait, të veprës leksikografike të Avdulla Zymberit, ku ka përmendur eufemizmat krahinore në këtë vepër si ato të gjallesave të ndryshme.
Studiuesja Shefkije Islamaj në Institutin Albanologjik, ka theksuar frazemat me përbërës arkaizma dhe historizma me burim oriental dhe funksionin e tyre në gjuhën shqipe të sotme. Shumë prej tyre tha se identifikohen në mediet sot.
Në këtë konferencë morën pjesë leksikografë nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Prizrenit, Universiteti i Gjilanit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë (ASA) në Tiranë, Universiteti i “Ismail Qemaili” Vlorë, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, Katedra e Albanologjisë e Universitetit të Beogradit, Universiteti “Cyril and Methodius” Shkup, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore.







