Mbahet gjykimi ndaj gruas së kthyer nga Siria, deklarohet e penduar

Është duke u mbajtur gjykimi kundër të akuzuarës Merita Aliu e cila është një nga gratë e kthyer muaj me parë nga Siria.

Ky gjykim ka qenë i shkurtër për shkak që e akuzuara e ka pranuar fajësinë dhe ka hequr dorë nga shqyrtimi i provave gjatë procesit të gjykimit.

Në seancën e parë Aliu pasi e kanë tejkaluar leximin e aktakuzës ka thënë se e pranon fajësinë. “Jam penduar shumë “, ka thënë ajo.

Sipas të akuzuarës ajo e ka kuptuar që ka gabuar. “Me mujt kohën me kthy kurrë nuk e kisha përsëritur”, ka deklaruar ajo para gjyqtarit të departamentit special, Valon Kurtaj, raporton Koha Ditore.

Prokurori special, Naim Abazi ka thënë se pajtohet me pranimin e fajësisë dhe sipas tij është në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Abazi ka thënë se e akuzuara ka qenë bashkëpunuese me prokurorinë gjatë gjitha fazave të hetimit. Avokatja e Aliut, Leonora Dervishaj Pacolli ka kërkuar nga gjyqtari I çështjes që t’i merr parasysh rrethanat lehtësuese.

Ka thënë se është nënë vetushqyese, e dy vajzave të mitura, e njëra nga to është e sëmurë.

“Propozoj një dënim me të butë, dënim me kusht”, ka thënë ajo. Gjykata ka kërkuar 20 minuta koha për të marrë vendim në lidhje me dënimin për këtë rast.

loading…