Në parkun kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë nga ora 20:00 do të mbahet akademia përkujtimore “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të pagjeturve”, në vazhdën e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur.
Kjo akademi u për organizua nga shoqata e intelektualëve “Jakova”.
Në këtë akademi do të flasin Nesrete Kumnova dhe Luljeta Sharani. Gjithashtu, do të shfaqet edhe filmi dokumentar “Mjaft lot…o zot”, i autorit Jahja Shehu.

loading…







