Zgjedhjet

Mbahen kuvendet zgjedhore në 29 nëndegë të PDK-së në disa komuna

Kuvendet zgjedhore të nëndegëve të Partisë Demokratike të Kosovës, janë zhvilluar në 29 nëndegë gjatë të shtunës dhe të dielës, duke shfrytëzuar të drejtën statutore, për të zgjedhur dhe për të qenë i zgjedhur.

Mikushnicë, Zgatar, Kuk, Zaplluxhë, Bllaç, Reçan, Landovicë, Banullë, Lubovec, Kaçanik, Kovaçec, Gadime e ulët, Janjevë, Zhazhë-Boletin, Skorobisht, Krushë e vogël etj, janë disa nga vendet ku u mbajtën kuvendet zgjedhore të këtyre nëndegëve, ku ndër të tjera, u prezantuan dhe zotuan për angzhimin dhe përkushtimin e realizimit të vlerave të PDK-së dhe Dekadës së Re.

Shtetformimi dhe shtetndërtimi, janë letërnjoftimi dhe adn-ja e Partisë Demokratike të Kosovës. Dekada e re, u tha në kuvendet zgjedhore, do të jetë shpirti ynë kreativ në shërbim të qytetarëve me besim, për zhvillim.

Platforma e Dekadës së Re, u vlerësua në kuvendet zgjedhore është dekadë e optimizmit të rinisë dhe gruas, të cilët do të jetë bashkautorë të cilësisë së re, në politikën e Kosovës.

Të zgjedhurit e rinj nga këto kuvende, shprehën gatishmërinë e ballafaqimit me sfidat, ashtu siç di ta bëj rinia, me vullnet për ta bërë më të mirën, për vendin dhe të ardhmen e vet të ndritur, në Kosovë, me organizim, punë, studim dhe përkushtim në çdo angazhim.

Dekada e re, hap kapitujt e rinj, në kushtet e reja, siç janë proceset integruese euro-atlantike, për të cilat ofron garancinë e orientimit tonë strategjik, pa alternativë.

Kuvendet zgjedhore, do të vazhdojnë sipas dinamikës së planifikuar, gjithëpërfshirëse me anëtarët më të devotshëm dhe më të dëshmuar për aktivitetin politik dhe intelektual, jo vetëm në lokalitetin nga vijnë por edhe në profesionin e vet.

Të përzgjedhurit e rinj nga këto kuvende zgjedhore, janë të dëshmuar si kuadër që vizionin dhe platformën e Dekadës së Re do ta afrojnë me çdo familje dhe qytetar si vizioni më i arrirë politik për ta dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës.