Kuvendi

Mazhoranca nuk do ta votojë rezolutën e opozitës

Ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës me 62 deputetë prezent në Parlament.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se janë munduar me grupet parlamentare të arrijnë një dakordim por nuk është arritur.

Më tutje deputeti Hoti tha se vetëm një nga 6 pikat e propozuara nga PDK, është bashkuar me rezolutën e LDK-së, në një pikë të vetme, transmeton Ballkani.info.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu keqardhje që nuk kanë mundur të arrijnë dakordim pasi që opozita po insiston që vetëm një pikë të jetë në rezolutë.

“Shprehi keqardhje që nuk arrijmë dakordim, por po mungon vullneti nga partitë opozitare. Kjo është lojë politike e opozitës pasi që po insiston ta votojmë të vetmen pikë që ata e kanë zgjedhur. Sa i përket procesit të votimit, ne nuk do të marrim pjesë, pasi që kjo është lojë, është kurth i opozitës, e ne kështu nuk luajmë” tha Krasniqi. /Ballkani.info/