May-Linda Kosumoviç, aktorja më e mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë

Mbrëmë në Tetovë u ndanë çmimet për më të mirët e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë.
Çmimi aktorja më e mirë shkoi për aktoren kosovare May-Linda Kosumoviç, për rolin e saj në shfaqjen “Zoti i Masakrës” me regji të Besfort Idrizit.

Shfaqja flet për dy familje të shtresës së lartë shoqërore, apo më saktësisht për dy çifte të prindërve, fëmijët e të cilëve janë rrahur në shkollë.

Sjellja e fëmijëve është motivi që prindërit të takohen dhe t’i diskutojnë shkaqet dhe problemet e mundshme që mund të dalin nga një sjellje e tillë e papërshtatshme të fëmijëve të tyre. Pasi prindërit do të takohet dhe të njohin njëri-tjetrin, pavarësisht pritjes së tyre që do të gjejnë zgjidhje të shpejtë dhe racionale, ndodh krejt e kundërta.

Edicioni i gjashtë i këtij festivali nisi më 11 ndërsa përfundoi më 16 tetor. / KultPlus.com