Maturantët ngritin peticion: Dëshirojnë të dinë vullnetin e shokëve se a janë pro mbajtjes së testit të maturës

Një grup i maturantëve kanë ngritur një peticion për të parë se sa është vullneti i maturantëve në Kosovë, që të mbahet testi i maturës.

Me anë të një peticioni në ‘change.org’, disa maturantë janë duke dashur që ta zbulojnë vullnetin e maturantëve mbi mbajtjen ose jo të Testit të Maturës në Kosovë.

Sipas tyre kjo çështje është ngritur mbi nevojën e një ndryshimi të këtij sistemi i cili nuk ka pasur rezultat vitet paraprake dhe duket një vlerësim jo real për nxënësit.

”Marrë parasysh kriteret që vendosen për pranimin në fakultet përkatësisht provimit pranues, ky test është asgjë me shumë se një stres i dyfishtë sepse në anën tjetër kemi përballjen me një pandemi, sa i përket pasojave të pandemisë si çdo luftë, fatkeqësi natyrore, probleme dhe vështirësi emocionale, psikologjike, sociale do të vërehen në fazën e mëvonshme e cila do të manifestohet në forma të ndryshme tek të rinjtë”, thuhet në këtë peticion të organizuar.

Tutje aty thuhet se mund të ketë post traumatizim pas kalimit të kësaj situate dhe do të manifestohet në disa forma, siç është frika, vetë-ngurrimi, ankthi,përqendrimi i parregullt, stresi, reaksione emocionale.

Deri më tani peticioni është nënshkruar mbi 2270 persona, që janë të deklaruar si maturantë.

Ndërkaq duke klikuar KËTU ju mund ta shihni edhe këtë peticion.