Maturantët injorojnë edhe juridikun, konkurrojnë 733 kandidatë për 800 vende

Universiteti i Prishtinës dhe as Ministria e Arsimit s’kanë bërë kurrfarë studimi lidhur me nevojën e tregut që vetëm UP-ja të regjistrojë 800 studentë në juridik. Mirëpo, maturantët kosovarë kanë nisur të bojkotojnë drejtimet në UP që kanë prodhuar mijëra të diplomuar prej pasluftës.

Edhe profesorët e Fakultetit Juridik do të mund të mbesin pa mbinormë pasi sivjet maturantët kanë vendosur të mos shkojnë në këtë drejtim aq sa kanë kërkuar në konkursin e shpallur më 4 korrik.

Fakultetit Juridik i është aprovuar kuota e 800 vendeve të reja për studentët që do të aplikojnë sivjet.

Por, në listat e publikuara për provimin pranues që do të mbahet nesër, del se në Juridik kanë konkurruar vetëm 733 kandidatë.

Kështu, Juridiku për studime të rregullta ka kërkuar 416 vende ndërsa kanë konkurruar 625 kandidatë.

Për studime me korrespodencë i ka hapur 250 vende ndërsa kanë konkurruar vetëm 108 kandidatë.

loading…