Mesfushori francez, Blaise Matuidi e ka krahasur bashkëkombasin e tij, Kylian Mbappen me yjet e futbollit si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për nga ana e personalitetit.
Ylli i Paris Saint Germainit është shndërruar në njërin prej lojtarëve më të mirë në 3 vitet e fundit teksa është përfshirë në listën e ngushtë për ta fituar Topin e Artë pas triumfit në Kupën e Botës me Francën gjatë verës së kaluar.
Matuidi mendon se Mbappe ka vetbesimin e duhur për t’u bërë lojtar i madh dhe të mbetet në memorien e të gjithëve.
“Ai është një lojtar i madh dhe i talentuar. Secili lojtar i madh ka personalitet të tillë, e kam parë këtë te Ibrahimovic, dhe tani me Ronaldon e edhe Messi është ashtu. Mbappe do të bëhet futbollist shumë i madh, do të bëjë gjëra të mëdha dhe kjo është e mirë për ne sepse na nevojiten lojtarë si ai. Kështu që unë e këshilloj të vazhdojë në këtë mënyrë”, deklaroi Matuidi.
Franca takohet të premtën në mbrëmje me Holandën në ndeshjen e fundit në Nations League, derisa “gjelave” iu mjafton edhe barazimi për të siguruar vendin e parë, por lojtari i Juventusit refuzon ta nënvlerësojë kombëtaren e “tulipanëve” duke rikujtuar disfatën që i shkaktuan Gjermanisë.







