Matoshi u drejtohet militantëve të VV-së pasi Kurti ‘përqafoi’ flamurin e Kosovës: Kërkomëni falje

Analisti, Halil Matoshi i ka pyetur militantët “ E egër” të VV-së, të cilët e kishin sharë e fyer Matoshin, kur e ka përqafuar flamurin e Kosovës, nësë do t’i tërheqin fjalët, pasi kryeministri i vendit deklaroi se këtë flamur e respekton dhe përqafon.

Matoshi tutje ka shtuar se jo që mërzitet fort, por ia ka përkujtuar marrëzitë e tyre.

“E ju militanta t’egër, që m’keni sha e fye, kur unë e përqafova këtë flamur, më 17 shkurt, 2008, a i tërhiqni fjalët?

P.S.

Jo që mërzitna unë fort, veç thash t’ua përkujtoj marrëzitë e jueja!!!”, ka shkruar Matoshi.