Analisti Halil Matoshi ka reaguar ndaj anëtarit të Vetëvendosjes nga Shqipëria, Elvis Hoxha, i cili tha se kryesindikalisti Rrahman Jasharaj ishte anëtar i një partie serbe.
Matoshi tha se kryeministri Kurti duhet me e dënu qasjën fashiste dhe racizmin e Elvis Hoxhës ndaj Jasharajt, përndryshe pushtetin po e ngjyros me të zëzë.
“Elvis Hoxha, Vetëvendosjën po e stërpik me fashizëm! Albin Kurti duhet me e dënu n’publik qasjen fashiste e racizmin kulturor të Elvis Hoxhës ndaj Rrahman Jasharit dhe mēsimdhânsave kosovarë, përndryshe regjimin e tij po e ngjyros me të zezën!
P.S. Në këtë çast unë marr anën e Rrahman Jasharit dhe do të luftoj me të gjitha mjetet kundër fashizmit!”, ka shkruar Matoshi në Facebook.







