Matoshi: Qeveria ka hy në dhomën e përgjimeve po thotë Presidenti!? Të veproj urgjent Prokuroria

Ish-këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi ka reaguar pas deklaratës së presidentit Thaçi, i cili tha se Kurti, Sveçla e Abazi kanë hyrë në dhomën e përgjimeve.

Maroshi ka shkruar se prokurori i shtetit, duhet të veproj menjëherë.

“Këtë informacion (presidenti merr raporte nga AKI) tepër inkriminues nuk do të duhej me e thânë në televizion por natyrisht para Prokurorit!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Qeveria ka hy në dhomën e përgjimeve po thotë Presidenti!?

Prokurori i shteti në bazë të informatës publike të Presidentit tē Republikës, se Kurti, Abazi e Sfeqla kanë ndalë kamerat e sigurisë dhe kanë hy për tre ditë në dhomën e përgjimeve në PTK, duhet qysh sonte me i nisë hetimet ex oficio.

Dhe këtë dëshmi Presidenti (nëse i ka informatat e bazume) duhet me i deponu në Prokurori, sepse âsht i oblugumë me ligj, nëse jo, ai duhet të japë përgjegjësi për fjalën publike.

Këtë informacion (presidenti merr raporte nga AKI) tepër inkriminues nuk do të duhej me e thânë në televizion por natyrisht para Prokurorit!

Ajo që e tha Presidenti âsht tepër alarmante dhe e rrezikshme!

Nëse kjo ka ndodhë, kemi të bâjmë me grushtshteti, pra me fillimin e shkatrrimit të institucioneve legale të sistemit!?