Matoshi: Presidentja Osmani është shndërruar në zëdhënëse të VV’së

Analisti Halil Matoshi ka thënë se Presidentja Osmani është shndërruar në zëdhënëse të VV’së.

Matoshi thotë se “Presidentja Osmani ia bëri argatin Kryeministrit, por hasi në kundërshtim të rreptë nga opozita, shoqëria civile dhe media dhe ajo doli në konferencë për shtyp për ta akuzuar opozitën”.

“Ajo la me kuptu se nëse bâhet ma keq me Pandemi, fajtore mbetët opozita, që nuk i duartrokiti idesë së Albin Kurtit, i cili tha se VV âsht për shtymje por vendimin nuk ua imponon të tjerëve. Po të mundej me i shty zgjedhjet “shoqja e tij e klasës”, Vjosa Osmani, ai kalkulonte se do ta nxirrte me ftyrë Arben Vitinë për Kryetar komune në Prishtinë. Po të ndodh keqësimi i situatës epidemiologjike, ai dhe aho kanë me iu vërsulë me akuza opizitës dhe ‘disa personave të caktuar’ të cilët e kritikojnë pushtetin!? Nji tandem fatal për demokracinë!”, ka shkruar Matoshi.

Postimi i plotë: