Matoshi për Qeverinë Kurti: Hoxhallarët, priftërinjtë dhe doktorët me poste po ia mbajnë zhagun

Publicisti Halil Matoshi, ka drejtuar akuza për Qeverinë në detyrë të Kurtit.

Ai ka shkruar se partia shtet, po i mban shkollat e mbyllura, derisa sipas tij, bizneset e dërmuara po i ndëshkon edhe më shumë.

Gjithashtu ka përmendur fyerjet e ulëta që po bëhen nga militantë.

Matoshi vlerëson se edhe hoxhallarët, priftërinjtë dhe doktorët me poste, po ia mbajnë zhagun.

Postimi i plotë:

Sondazhet i ka n’terezi.
Me Kohën ka armëpushim.
Hoxhallarēt, priftat e doktorat me poste, po ia majnë zhagun.
Militantat janë n’frontin e shamjeve t’ulta e egërshane!
Shkollat munen me ndiku në vetëdijësim.
I mbân mshelë.
Bizneset e dërmume i ndëshkon hala.
Partia-shtet!
Qeveria e rrxueme!?.