Matoshi: Për çfarë dorëheqjeje po flet ministri Vitia

Publicisti Halil Matoshi, ka komentuar rreth deklaratave të ministrit të Shëndetësisë, i cili tha se e ka menduar dorëheqjen.

Pas konferencës së sotme për mediat nga ministri Vitia, i cili tha se e ka menduar dorëheqjen, pas vdekjes së 26 vjeçarit, ka reaguar publicisti Halil Matoshi.

Matoshi ka thënë se për cilën dorëheqje po flet ministri i Shëndetësisë.

ai ka thënë se sot u pa paaftësia e me u përballë me agjendën shtetërore të ministrit të Shëndetësisë, i cili edhe pse është i dorëhequr u thotë gazetarëve se e ka menduar dorëheqjen.

Postimi i plotë:

Pēr çfarë dorëheqje po flet Ministri i Shëndetësisë?

Qeveria e râme me mocion mosbesimj. simas germës së Kushtetutës cilësohet e dorëhequn’

Sot u pa shkalla e paaftësisë me u përballë me agjendat shtetnore e Ministrit të Shëndetësisë, kur ndonëse âsht i dorēhequn, u thotë gazetarëve të ketë menu për dorëheqjen, në ni gjendje akull të ftohtë dhe pa pa asni sens përgjegjësie p’ej shtetari, kur mas vetës dhe Liderit të tij i ka dy shkelje të Kushtetutës ngjim, për të njajtën arsy: Masat pa mbështetje në aktin ma t’naltë politik-juridik të vénit, pra tuj ia nënshtru paligjësisë liritë dhe të drejtat e njeriut!?

Kushtetuta e Kosovës në Nenin Neni 100, p[Mocioni i Votëbesimit] Pika 6 thotë e bardha në të zezë:

6. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.
——————
Pra ministri shihet ashiqare që nuk e ka dert Kushtetutën dhe as që e ka lexu atë, flet për mundësinë e dorëheqjës tuj kânë i dorëhequn tashma!?
Prej çfarë ai po menonte me u dorëhjekë!?