Matoshi pas skandalit të komisionerit për zgjerim të BE’së: Kosova notë proteste Brukselit

Halil Matoshi ka reaguar pas skandalit të komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Vahrleyi.

Zëvendësministri i Kulturës, Halil Matoshi, përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka kërkuar sqarim nga Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Vahrleyit, ku ky i fundit u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. E në zyrën e takimit ishte vendosur një libër me titull “Kosova dhe Metohija”, e që Matoshi e quan skandal në Ambasadën e Serbisë.

Matoshi tha se pas reagimit të ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-stublla, shteti i Kosovës duhet t’i kërkojë notë proteste Bashkimit Evropian.

Nderkohë që Varhelyi duhet të sqarojë këtë çështje të cilën Matoshi e quan Skandal.

Tutje, Matoshi kujtoi se 13 mijë kosovarë janë masakruar nga shteti serb. Ndërkohë që autorët e librit, Matoshi i quajti fashistë famëkeq.

Reagimi i plotë i Matoshit: