Matoshi: Nuk ka presion nga ndërkombëtarët për heqjen e taksës

Këshilltari politik për media i kryeminstrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, ka thënë se nuk ka presion ndërkombëtar për heqjen e taksës ndaj Serbisë, por ka sugjerime që të hiqet e t’i krijohet hapësirë dialogut.

“Nuk kemi presion prandaj nuk e di pse ky debat pa objekt. Kemi sugjerime të miqve, që të hiqet taksa e të krijohet hapësirë për dialog. Ne i kemi lënë Serbisë hapësirë për 20 vjet për dialog, por pa efekt. Taksa është vendim sovran i Kosovës”, ka thënë Matoshi