Matoshi: Një pjesë e militantëve Kurtit po i dalin nga dora

Analisti Halil Matoshi thotë se ‘ftohja’ e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po ndodh si pasojë e mungesës së gatishmërisë së Qeverisë se Kosovës për të komunikuar me administratën amerikane.

Sipas Matoshit, i cili është i ftuar në emisionin Pressing në televizionin 7, Kurtit po i mungon komunikimi me amerikanët.

“Z. Kurti nuk ka dite, s’ka mujt, po ndoshta edhe s’ka dashtë me konuniku drejt me amerikanët. Mungesa e komunikimit na ka sjellë në këtë situatë”, tha Matoshi.

Sipas tij, nëse SHBA’së i prezantohet si duhet plani i qeverisë, gjithçka do të qartësohej.

Për këtë ai mori shembullin e qeverisë paraprake. Sipas Matoshit, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, pavarësisht se nuk hoqi taksën, nuk humbi mbështetjen e shtetit që udhëhiqet nga Donald Trump.

Në këtë situatë, Matoshi thotë se i pari i VV’së po përballet edhe me militantët e Vetëvendosjes të cilët sipas tij, i ka ushqyer vetë kundër kundërshtarëve të tij.

“Një pjesë e militantëve të cilët i ka ushqyer në fillim me i etiketu tjerët nuk po mundet me i kontrollu”, theksoi Matoshi.