Analisti Halil Matoshi ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, ai ka thënë se pushteti aktual është nën ndikimin rus.
Duke komentuar audio-incizimin e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, ai ka numëruar disa arsyeje pse pushteti aktual është nën ndikimin rus.
“Këta kanë shitur moral, kanë zbatuar revolucion, kanë ardhur si shpresë dhe kulmi i abuzimit me pushtetin është kjo që dëgjohet në audio-incizim. Pushteti aktual me këtë dëshmojnë që janë totalisht nën ndikimin rus në rajon”, ka thënë Matoshi.







