Matoshi ‘godet’ Kurtin: Nuk qeveriset me videomesazhe!

Ish këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka thënë se nuk qeveriset vendi me videomesazhe e paraqitje televizive, duke aluduar kështu për Qeverinë Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi ka thënë se vendi qeveriset me vendime të guximshme, masa ligjore dhe njerëz kompetent e jo militantë.

Ai ka cituar ambasadorin Jan Brathu, i cili ka thënë se “Qeveria e mirë nuk del mirë në televizion”.

Sipas Matoshit, askush nuk duhet të braktiset nga shteti për shkak të pandemisë.

“Duhet mobilizim resursesh humane e materiale dhe patriotizëm kushtetues, e jo tecesion e ndjellje fukarallëku për qytetarët. Duhet me i shty investimet kapitale dhe me gjysmën e bugjetit me i rimëkëmbë biznezet  e vogla e të mesme”, ka shkruar Matoshi.