Matoshi gjendet mes përplasjeve SBASHK-Qeveri, shfaqet krejt e dekoncentruar
Edhe sot ka vazhduar debati në Komisionin për Arsim, rreth grevës në arsim, ku përsëri ka pasur përplasje të ashpra.
Kjo përplasje ka ndodhur mes përfaqësuesve të SBASHK-ut dhe Ministrit të Financave dhe Ministres së Arsimit, shkruan lajmi.net.
Por, përveç përplasjeve të ashpra, diçka tjetër që morri vëmendje ishte deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi, e cila po ashtu është pjesë e këtij komisioni.
Matoshi, siç duket nga pamjet, e gjendur mes përplasjeve të ashpra SBASHK-Qeveri, është shfaqur dekoncentruar, duke kthyer vëmendjen diku tjetër.