Matoshi e krahason fitoren partiake të Kurtit me atë të diktatorit Kim Jong

Halil Matoshi, analist politik, ka ironizuar me fitoren 98.6 për qind të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e brendshme partiake.

Matoshi ka postuar një fotografi të diktatorit koran Kim Jong, ku thuhet se i ka fituar zgjedhjet 100 për qind.

“Rrahman Jashari dhe kushdo që i thotë Albin Kurtit diktator e ka huqë. Diktatorët i fitojnë zgjedhjet rëndom me 100%”, ka shkruar Matoshi.

Të dielën janë mbajtur zgjedhjet partiake në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kurti ishte kandidati i vetëm kryetar, ku në fletëvotim kishte tri opsione, pro, kundër dhe asbstenim.