Prishtinë

Matjet e orës 17:00-të, kaq është shkalla e ajrit të ndotur në Prishtinë

Sonte në kryeqytetin e Kosovës niveli i ndotjes së ajrit është i lartë, sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, 122 është shkalla e arritur e ndotjes së ajrit, përcjell “Zëri.Info”.

Në matjet e orës 17:00-të janë shfaqur këto statistika, ndërsa për ditët në vazhdim nuk dihet deri sa do të shkojë shkalla e ndotjes.