Matjet e Opinionit Publik: Bashkim Ramosaj e fiton Deçanin me gati 60 % të votave

Sipas sondazhit të realizuar nga profesori Tomor Qela, “Matjet e Opinionit Publik”, të shpalosur në Rubikon të Klan Kosovës del se Deçanin e fiton Bashkim Ramosaj i AAK-së me gati 60 % të votave

Rezultatet e këtij sondazhi kur hiqen kategoritë e papërcaktuara dhe shpërndahet vota e tyre: Bashkim Ramosaj (AAK) 59.29 %, Hyri Dobrunaj (LDK) 22.86 %, Orges Tafilaj (VV) 14.74 % dhe Ardiana Qorraj (PDK) 3.10 %.

Në ndërkohë rezultati i sondazhit kur përfshihen edhe kategoritë e papërcaktuara, pra ata që janë deklaruar se nuk e dinë se për kë do të votojnë është:

Bashkim Ramosaj (AAK) 55.5 %, Hyri Dobrunaj (LDK) 21.4 %, Orges Tafilaj (VV) 13.8 %, Ardiana Qorraj (PDK) 2.9 % dhe 6.4 % nuk e di.

Në këtë matje të opinionit publik kanë marrë pjesë 800 respodentë dhe i njëjti është realizuar më 7 tetor.