Ish-gazetari dhe analisti Dukagjin Gorani është përplasur me deputetin e VV-së, Nezir Kraki.
Deputeti Kraki ka bërë akuza të rënda e të pabaza se “gjysma e analistëve po vijnë të pitë” nëpër emisione teksa Goranin e ka cilësuar si zëdhënës të James Rubinit, diplomatit amerikan që dëshmoi në Hagë në mbrojtje të ish-udhëheqësve të UÇK-së.
“Mati fjalët. Mati fjalët, mos përmend emra. Unë jam figurë publike për ty. Jo për të tjerët. Për ty jam. Ka nevojë për ndihmë profesionale. Kraki nuk është më problem i jemi, është tash problem i shkencës”, i ka thënë Gorani deputetit Kraki.
“Je tu e korit edhe vendin prej kahit je”, ka shtuar ish-gazetari Gorani.







