“Mati 1”, “Tophanja” dhe “Veterniku”, vatra të përhapjes së koronavirusit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës sot është shpallur zonë karantinë, pasi që banorët e kësaj komune dyshohet që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar me koronavirus.

Lagjet Mati 1 (Rruga Ndue Perlleshi), Tophane (rruga Lidhja e Prizrenit) dhe Veternik në Komunën e Prishtinës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit.

Hyrjet-daljet në Komunën e Prishtinës janë ndaluar, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot janë konfirmuar edhe njëzet raste të reja me Covid-19 në Prishtinë, gjithsej nga 33 raste në tërë Kosovën.