‘Mati 1’ mbetet pa rrymë, ankohen bizneset

Rruga Muharrem Fejza në lagjen Mati 1 është përballur me reduktime të energjisë elektrike prej orëve të pasdites së sotme.

Një pjesë e kësaj lagje ka mbi 3 orë pa enërgji elektrike, e nga bizneset dhe qytetarët kjo po konsiderohet e padrejtë, pasi që sipas tyre, ata kryejnë të gjitha obligimet ndaj KEDS-it, shkruan Ballkani.info.

“Këto reduktime po dëmtojnë seriozisht bizneset tona dhe nuk është hera e parë qe po ndodh kjo gjë” ka thënë njëri nga pronarët e bizneseve në këte lagje për Ballkani.info.