Azat Miftakhov, një matematikan i ri i shquar nga Tatarstani i Rusisë, i cili u dënua me gjashtë vjet burg, me akuza të montuara nga shteti rus për mbështetje të opozitës, po mbahet në një nga burgjet më të rrezikshme në Rusi.

Në një letër drejtuar gruas së tij, Yelena Gorban, Azat Miftakhov shkroi se autoritetet e burgut refuzojnë të besojnë në pretendimet e tij për pafajësinë dhe ka frikë se do ta përdorin atë, dhe çdo shkelje të vogël të protokollit të burgut për ta mbajtur atë në Koloninë Korrektuese të rajonit Kirov Nr. 17, e cila njihet si një nga burgjet më të vështira në vend.

Miftakhov, 28 vjeç, u dënua me gjashtë vjet burg në janar pasi një gjykatë në Moskë e shpalli atë fajtor për përfshirje në një sulm zjarrvënës në zyrën në pushtet të Rusisë së Bashkuar në Moskë në 2018. Por, akuzat nuk janë faktuar asnjëherë nga prokuroria. Avokati i Miftakhov ka thënë se klienti i tij të vetmin faj e ka “se ka kundërshtuar regjimin e Putinit”. Matematikani thotë se ai do të ketë të drejtë për lirim me kusht në rreth gjashtë muaj, por ka frikë se autoritetet e burgut do të gjejnë një mënyrë për të bllokuar lirimin e tij të parakohshëm.

“Mund të përballem me çdo numër lëvizjesh [nga administrata] për të më privuar nga lirimi. Ata mund të paraqesin një vërejtje kundër meje për ndonjë gjë të vogël, të tillë si një uniformë e zbërthyer, dhe kjo do të jetë e mjaftueshme”, thuhet në letrën e Miftakhov. Matematikani tha se të gjithë librat e tij u konfiskuan pas mbërritjes së tij në burg dhe rojet që thanë se “duhej të kontrollonin përmbajtjen”. Pasi mbërriti në koloni, Miftakhov informoi gruan e tij se ishte urdhëruar të bënte atë që ai e quajti “punë e vështirë”, domethënë të ngarkonte tallash në kamionë në një strukturë të përpunimit të drurit. Pasi Gorban ngriti çështjen e gjendjes së burrit të saj në burg, administrata e burgut ndryshoi detyrën e tij të punës, duke e urdhëruar atë të ngarkonte dërrasa druri në kamionë në vend të tallashit, të cilin Miftakhov e quajti “një punë shumë më e lehtë”.

Miftakhov u arrestua për herë të parë në fillim të vitit 2019 dhe u akuzua për ndihmën në krijimin e një bombe të improvizuar të gjetur në qytetin Balashikha pranë Moskës. Ai u lirua disa ditë pasi akuza fillestare nuk arriti të mbahet, por u arrestua menjëherë pas lirimit të tij dhe u akuzua se ishte përfshirë në sulmin ndaj një zyre të partisë politike në pushtet Rusia e Bashkuar në janar 2018.

Komisioni i Monitorimit Publik, një grup i të drejtave të njeriut, ka thënë se trupi i Miftakhov mbante shenja torture, për të cilat studenti pretendoi se ishin rezultat i hetuesve pa sukses duke u përpjekur ta detyrojnë atë të rrëfejë akuzën e bërjes së bombës. Qendra Memorial e të Drejtave të Njeriut me qendër në Moskë e ka njohur Miftakhovin si të burgosur politik, ndërsa rreth 2,500 matematikanë nga 15 vende kanë nënshkruar një letër që i kërkon Kongresit Ndërkombëtar të Matematikanëve (ICM) të ndihmojë në lirimin e Miftakhov.