Stefan Mandel

Matematikani që fitoi lotarinë 14 herë: Flet për formulën perfekte

Matematikani Stefan Mandel fitoi lotarinë 14 herë duke shpikur një formulë specifike fituese që pothuajse gjithmonë sillte sukses, shkruan DailyMail.

Kur jetonte në Rumani, Mandeli shpiku një formulë matematikore dhe fitoi më shumë se dhjetë “jackpote” duke e përdorur atë.

Në fund të viteve 1950, ai filloi të kuptonte se si të dilte nga varfëria e thellë. Ai vendosi se lotaria ishte mënyra më e mirë për të fituar një pasuri që mund ta çonte në një vend me më shumë mundësi, kështu që filloi ta përdorte formulën e tij.

Përfundimisht, Mandel zbuloi formulën e përsosur matematikore që mund të parashikonte pesë nga gjashtë numrat fitues.

Megjithëse kjo formulë specifike e ndihmoi Mandelën të parashikonte numrat e lotarisë rumune, ai ndryshoi strategjinë e tij kur u transferua në Australi.

Në vend që të krijonte një formulë që parashikonte numrat, ai vendosi se mënyra më e mirë për të rritur shanset e tij ishte të blinte sa më shumë bileta.

Kështu ai krijoi një lloj biznesi lotarie duke u bashkuar me investitorët që do t’i jepnin para në mënyrë që ai të mund të blinte një numër biletash dhe më pas t’i ndante fitimet me ta.

“Kështu gjeta formulën perfekte për të fituar”, ka thënë ai në një intervistë.

Pas fitores së tij të 13-të, u miratuan shumë ligje që e penguan atë të vazhdonte ligjërisht biznesin e tij të lotarisë dhe pikërisht atëherë ai vendosi të provonte fatin e tij në SHBA.

Ligjet e lotarisë atje në atë kohë i lejonin lojtarët të printonin biletat e tyre në shtëpi, që do të thotë se çdokush mund të luante në mënyrë efektive nëse dorëzonte biletat e veta në dyqan.

Duke analizuar të gjitha opsionet e ndryshme të lotarisë në SHBA, Mandel futi në lotarinë e Virginias sepse kishte vetëm 7.1 milionë kombinime numrash.

Jo vetëm që fitoi 27 milionë dollarë në Virginia, por fitoi edhe një mori çmimesh për vendin e dytë dhe të tretë, duke e çuar totalin në mbi 30 milionë dollarë. Ishte fitorja e 14-të dhe e fundit për të. Ai më pas shijoi jetën dhe nuk luajti më.