Masturbimi mund të ketë pasoja fatale, mjekët japin alarmin

Një ekspert mjoko-ligjor në Barndenburgut të Britanisë, thotë se rreth 100 persona vdesin çdo vit nga masturbimi.

Dr.Harald Voss vlerëson se një deri në dy persona, për një milion banorë, vriten nga teknikat e masturbimit çdo vit.

Pjesa dërrmuese e njerëzve është në kërkim të një eksperience të kënaqshme por tepër të rrezikshme.

“Numri i rasteve të pa raportuara është jashtëzakonisht i lartë”,tha Voss për gazeten Bild, duke shtuar se vetë ai kishte arritur të identifikonte 5 raste gjatë gjithë karrierës së tij 30 vjeçare si ekspert i mjekësisë ligjore.

“Masturbimi i rrezikshëm duket se favorizohet nga njerëz të të gjitha moshave, por shumica e viktimave janë burra”, thotë Voss, sepse gratë kanë tendencën të “jenë më të kujdesshëm” kur bëhet fjalë për praktikat autoerotike.

loading…