Maskat natyrale që ua mbajnë flokët në formë përgjatë verës

Tri maska do iu ndihmojnë t’i mbani flokët në gjendje vitale përgjatë stinës së verës.

Për t’i pasur flokët sa më të shëndetshme, e më pak të dëmtuara, ndiqini më poshtë maskat “çudibërëse” në flokët tuaja:

Uthulla

Nëse dëshironi t’u sillni gjallëri flokëve, shpëlajini ato me një përzierje ndërmjet një gote uthulle të mollës dhe uji të vakët. Pas kësaj, lajini flokët për t’ua larguar erën e pakëndshme.

Shampanja

Kjo pije alkoolike i ndihmon flokëve ta marrin shkëlqimin e duhur. Së pari, flokët i pastroni me shampo dhe më pas i shpëlani me një përzierje ndërmjet gjysmë gote uji të vakët dhe gjysmë gote shampanje.

Kanella

Në enë, hidhni gjysmë gote vaj të vluar ulliri dhe shtojini një lugë kanellë e mjaltë. Pasi përzierja të ftohet, bëjini masazh flokëve dhe lëjeni atë të veprojë për 15 minuta.