“MASKAGJINJET E PAFYTYRË”!

Shkruan: Ardian Zejnaj

Dje, në kohë pandemie, edhe pse e ndaluar me vendim të kësaj parti-qeveri grumbullimi i kaq shumë njerezve në Sheshin Skenderbej (emrin, kontributin dhe historinë e të cilit këta nuk respektojnë- cka u vertetu një javë më parë), hapësira ishte mbushur me maskagjinjë te pafytyrë qe kishin braktisur tenxheret nëpër “penxhere”!

Prezantimi triumfalist në stilin e bandave mafioz të Amerikës Latine (ku maska përdoret për ta fshehur fytyrën / identitetin nga dekonspirimit publik), disa qindra militantë të VV’s kishin pushtuar sheshin ne përgatitje për t’u perballur me armikun e përfytyruar / imagjinuar! Kush është armiku? Është paranoja dhe skizofrenia e tyre!

Janë shqiptarët që nuk mendojnë si këta dhe janë vendimet e institucioneve të Kosovës që mund te mos u pëlqejnë, institucione brenda të cilave shefat e tyre janë instalu, por që nuk besojnë në to! E duke qenë brenda institucioneve dhe duke shprehur mosbesim ndaj tyre, ateherë cfarë duhet bërë tjeter? Duhet luftuar nga brenda e nga jasht, që të shkatërrohet e nënshtrohet ky armik i imagjinuar!

Njësoj siç Erdogan pat filluar fushatën e sulmeve ndaj turqëve në emër të armikut të quajtur Gylen! Këta kanë mentalitet të qeverisjës së rrugës, sepse nga rruga kanë ardhur dhe rrugës duan t’i kthehen! Por, për t’iu kthy rrugës duhet zbuluar armiku, qe sipas logjikës skizofrene të tyre është secili që nuk mendon e vepron si këta, qoftë ky vendor apo ndërkombëtar! Këta udhëhiqen nga paranoja, qe do të thotë se secilin duhet shikuar me dyshim e mosbesim, sepse pikërisht ai mund të jetë armiku i tyre! VV’ja është ngritur në emër të kësaj logjike, ku secilin që nuk ka mendu si këta e kanë shpallur armik, tradhëtar, kriminel e të shitur! Secilin projekt e marrëveshje ku këta nuk kanë marrë pjesë e kanë shpallur të keqe dhe kundër interesave të Kosovës!

Njësoj siç është ngritur në pushtet Vjosa Osmani duke share Hashim Thaçin! Këta kurr nuk kanë pasur dhe as kanë platëformë qeverisëse, as ide si qeveriset! Platëforma dhe idet e tyre të vetme janë urrejtja dhe dëshira për hakmarrje! Zaten këtë e deshmuan për 3 muaj në qeverisje, asnjë rezultat tjetër nuk kanë dëshmu! Madje janë larg ose e kanë harru krejtësisht planëprogramin që e perdorën për t’i mashtru qytetarët në zgjedhje!

Prandaj, në një shtet e shoqëri normale, në këtë rast, gjëja minimale që do të ndodhte do të ishte dorëheqja e Ministrave të Brendshëm e Shëndetësisë, Drejtorit të Policisë dhe pse jo vet Kryeministrit, për dështim në menaxhimin e situatës! Nejse, përrjashtim Komandanti i Policisë, këta të tjerër tashmë janë të shkarkuar!

Por, në disa raste ia që nuk mjafton vetëm shkarkimi, duhet larguar edhe nga zyret, ne menyrë që të pakësohen dhe parandalohen dëmet më të mëdha! Pra, këta maskagjinjë të paftyrë ka 100 ditë që janë në pushtet, ndërsa vazhdojnë ta kërkojnë armikun e përfytyruar / imagjinuar brenda paranojës dhe skizofrenisë së tyrë, e cila as i lejon të flenë e as te hanë në qetësi!

Ndaj edhe kur i shikon ata prezëntojnë trishtim, frikë dhe fukarallak intelektual, politik e ekonomik të shtetit të Kosovës, duke u ankuar derë me derë!

Autori është politolog