Mashtroi shokët se ndodhej para korridorit të një “klubi të ri nate”, nuk kuptohej se çfarë në fakt kishte fotografuar

Shfrytëzuesja e Twitterit që njihet vetëm si Jam, e postoi një fotografi, ku i ftonte shokët që të shkonin në klubin e ri të natës, që dukej sikur kishte një korridor të mahnitshëm, të mbështjellë në të gjitha anët me pjesë të thepisura metalike.

Por, asnjë prej tyre nuk e kuptonte çfarë në të vërtetë ajo kishte fotografuar dhe u befasuan me ndërtimin, që dukej sikur e kishte ky klub.

“Duket befasuese, ku është” shprehet Franco, një nga shokët e saj, ndërsa ajo përgjigjet se ndodhet në një lagje të Londrës, të njohur për klube nate.

Mirëpo, asnjë prej tyre nuk e kuptonin se ajo kishte fotografuar brendinë e një rendeje djathi, që në fakt duket si një korridor i gjatë, që në fund ka një portë pa dyer.

Imazhi që përmban këtë mashtrim optik, është pëlqyer shumë nga shikuesit, që e kanë shfrytëzuar t’jua dërgojnë shokëve të tyre.

loading…