Mashtroi policinë se ishte rrëmbyer, arrestohet pejani

Policia ka arrestuar një person nga Peja për “mashtrim”, pasi i njëjti gjatë ditës së djeshme ishte paraqitur si viktimë e rrëmbimit.

“Lidhur me rastin ‘rrëmbim’ të ndodhur me datën 05.06.2019, personi i paraqitur si viktimë e këtij rasti, gjatë intervistimit nga hetuesit e sektorit rajonal për hetime pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, del se i njëjti ka mashtruar njërin nga personat e dyshuar të arrestuar në rastin e rrëmbimit, kinse do t’ia gjente atij veturën dhe një bagëti të cilat i janë vjedhur të njëjtit, duke i kërkuar një shumë të hollash të cilat nuk ia ka kthyer”, thuhet në njoftimin e PK, përcjell Ballkani.info.

Me urdhër të prokurorit të shtetit rasti është cilësuar ‘mashtrim’ dhe i dyshuari, i cili në rastin e parë ishte viktimë e rrëmbimit, dërgohet në mbajtje.