MASHT, Idrizi denoncon Bytyqin

Ferid Idrizi është Drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave në ministrinë e arsimit.

Ai një ditë më parë pati takim me ministrin Shyqyri Bytyqi, në të cilin thotë se nuk kaloi hic mirë.

Dokumenti që nxiti zënkë mes Idirizit dhe Bytyqit është interpretimi ligjor për komisionin e ankesave të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për të cilën Klan Kosova raportoi ditë më parë.

Për këtë rast Idrizit iu dhanë dy dokumente për nënshkrim: një nga zyra ligjore e tjetri nga kabineti i ministrit, të cilin ky po e konteston.