MASHT-i kërkon të respektohet vendimi për orët shtesë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka bërë të ditur se çfarë është diskutuar sot në mbledhjen e mbajtur me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit.

Pjesë e diskutimit të sotëm ka qenë mbarëvajtja e procesit mësimor pas fillimit të vitit shkollor.

“Në mbledhjen e mbajtur sot me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, zyrtarë të lartë të MAShTI-t kanë kërkuar mobilizim të të gjithë akterëve, në mënyrë që të zbuten pasojat në procesin mësimor për shkak të fillimit të vitit shkollor me vonesë për shkak të grevës.”, thuhet në njoftimin e MAShTI-it.

Po ashtu, bëhet e ditur se është kërkuar edhe respektimi i Kalendarit shkollor për vitin 2022-2023, i plotësuar dhe ndryshuar nga MAShTI.

Çështje tjetër e cila është diskutuar ka qenë edhe furnizimi me rrymë dhe ajo e ngrohjes në shkolla gjatë secilit dimëror.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci ka theksuar se është i nevojshëm një bashkëpunim i shtuar mes nivelit qendror dhe atij lokal, për kalimin e vështirësive sa i përket situatës me ngrohjen në shkolla në kohën kur po kërkohet kursimi i energjisë, derisa janë rritur edhe çmimet e lëndëve djegëse.