Masazhoni shputën e këmbës çdoherë para gjumit, ju relakson

Masazhimi ka një rëndësi të veçantë në shëndetin e secilit nga ne, ai ofron një mundësi të mirë relaksimi.

Masazhi ka shumë efekte terapeutike dhe përfitime, duke mbështetur shëndetin dhe mirëqenien tuaj e përgjithshme.

Studimet tregojnë se është një lloj masazhi që duhet ta bëni përpara gjumit. Besohet se këmbët tona mund të përfitojnë më së shumti nga masazhet. Pjesë të veçanta të këmbëve mund të stimulojnë dhe lidhen me organe dhe sisteme specifike.

Përfitimet përfshijnë kurimin e sëmundjeve nga problemet gastrike, emocionale, e deri tek ato fizike.

Sido që të jetë, procedura kërkon vetëm 10-15 minuta nga koha juaj e çmuar. Ndiqini hapat e mëposhtëm: më poshtë do të lexoni disa hapa të shpejt masazhimi.

Parapërgatitja

Ju mund t’i fërkoni shputat e këmbëve në ujë të ngrohtë përpara se t’ia nisni procedurës, duke shtuar vajra esencial. Uluni në një karrige dhe vendosni njërën nga shputat në prehrin tuaj, ndërsa tjetrën shtrijeni të tërën, me pas shtojini pak locion për një përgatitje paraprake.

Zbutja e shputave

Mbajeni fundin e shputës me të dy duart. Filloni fërkimin e pjesës së sipërme me një intensitet të lartë, deri sa të arrini tek gishtat. Tek kjo pjesë, preferohet një prekje më e lehtë dhe më e ngadalshme. Përdoreni pëllëmbën e dorës (e hapur) për të zbutur shputën tuaj, me qëllim që të lejoni qarkullimin e gjakut

Përdorni teknikën e shkronjës T

Mbërtheni dy duart përreth duarve, me gishtat e mëdhenj që takohen në pjesën e poshtme të shputës dhe gishtat e tjerë duke rrëshqitur me lehtësi sipër këmbëve. Bëni presion me gishtat e mëdhenj në zonë, duke i kaluar më pas në qendër të shputës. Afër shputave, kaloni gishtat e mëdhenj tek gishtat e këmbës duke i masazhuar lehtësisht.