Masat e reja në Maqedoninë Veriore , orë policore dhe lëvizje për Pashkë e Bajram

Qeveria maqedone në seancën e sotme vendosi që të pranojë propozimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse, dhe nga nesër, ora policore fillon në ora 21:00.

Gjithashtu, nga nesër do të mund të punojnë dhe kafenetë por vetëm në hapësira të hapura.

Gjithashtu, është vendosur që për festat e Pashkëve dhe për Bajram, të mos ketë orë policore nga data 1 drejt 2 majit, si dhe nga data 12 drejt 13 majit.

Por, nga ora 21:00 restorantet dhe kafenetë nuk do të mund të punojnë as brenda këtyre dy datave.