Masat e reja/ Mbyllen bibliotekat, mbahen të hapura fitneset

Nga nesër bibliotekat dhe kinematë në vendin tonë do të jenë të mbyllura, ndërsa palestrat sportive do të jenë të hapura.

Pika e 50 e vendimit thotë “Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator”.

Kurse, në pikën e 58 thuhet “Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri në 2.4 të këtij vendimi”.

Hapja e fitneseve është paraparë të zhvillohet në proporcion një klient në 10 metra katror.