Masat e reja kundër COVID- 19 në institucione korrektuese

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 31 gusht 2021 deri më 15 shtator 2021, me Urdhër Operativ do të ndërmarr masat të reja.

Masat janë si në vijim:

1.    Ndalimin e përkohshëm të gjitha vizitave familjare për të burgosurit në Institucionet Korrektuese;

2.    Ndalimin e të gjitha vikendeve në shtëpi për të dënuarit;

3.    Ndalimin e punës për të dënuarit jashtë Institucioneve Korrektuese;

4.    Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta;

5.    Aplikimin e sistemit virtual të komunikimit SKYP për të burgosur për të zhvilluar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcktuar nga Institucioni;

6.     Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe;

7.    Kufizimi i transferimeve të burgosurve (vetëm rastet e domosdoshme);

8.    Lejimin e kontaktit të të paraburgosurve me mbrojtësit e tyre për rastet që janë në zhvillim, me masat e parapara në urdhërin parapark;

9.    Masat e ndërmarra me urdhërin operativ të datës 20.08.2021, të cilat nuk bijnë ndesh me këtë urdhër mbesin në fuqi.

Përjashtim nga ky urdhër janë, Instituconi i Avokatit të Popullit dhe organizatat që bëjnë monitorimin e të drejtave të njeriut, me të cilat MD /SHKK ka marrvshje mirkuptimi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.