Masat e reja, ja kur lejohet të mos bartet maska

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj të radhës, Ballkani.info

Në mesin e 28 pikave që do të diskutohen në këtë mbledhje, është edhe shqyrtimi i masave të reja antiCOVID.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet , përveç.

a) Gjate ecjes në ambient te jashtëm vetëm

b) gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër c) Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike,

c) Gjatë ngrënies apo pijes.

Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Konviktet lejohet të punojnë sipas parimit një student në një dhomë

Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve grupore.