Masat e reja/ Gastronomët sot i bëjnë ofertë Qeverisë

Derisa po rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve nga Covidi-19, kryeministri Albin Kurti mbrëmë paralajmëroi vendosjen e shpejtë e masave të reja.

Lidhur me këtë sot do të mblidhet Shoqata e Gastronomëve të Kosovës për të ofertuar me Qeverinë.

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, për Indeksonline njoftoi se pas atij takimi do të dalin me një ide propozim për Qeverinë.

Deri tani, ministri Arben Vitia nuk ka zhvilluar ndonjë takim me përfaqësuesit e Gastronomisë.

Që nga fillimi i pandemisë, ky sektor pati humbje të mëdha, për shkak të kufizimit të lëvizjes e mbylljes së veprimtarive.